Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Shkarkohen Flamur Sefaj dhe Driton Gashi – Malisheva Press

Shkarkohen Flamur Sefaj dhe Driton Gashi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe kryeshefin e AKI-së, Driton Gashi.

Ky vendim i tij erdhi pas operacionit të djeshëm të realizuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në atdheun e tyre, njofton Klan Kosova.

Këta të fundit punonin në kolegjin turk “Mehmet Akif” – shkollë që bën pjesë në rrjetin e shkollave të klerikut turk Fetullah Gulen, i cili nga Turqia konsiderohet si terrorist.

Për arrestimin dhe deportimin me procedurë të përshpejtuar të gjashtë turqve nuk kishin ditur asgjë krerët e shtetit.

Haradinaj, Thaçi e Veseli njoftuan se operacioni ishte i paqartë dhe se asnjë nga ta nuk kishin pasur detaje për një veprim të tillë.

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ishte i pari që kritikoi autoritetet për kryerjen e këtyre arrestimeve.

“Arrestimi i sotëm i gjashtë shtetasve turq, banorë me leje të vlefshme qëndrimi në Kosovë dhe punonjës në Kolegjin “Mehmet Akif” të akredituar sipas standardeve përkatëse të Kosovës, nuk përfaqëson as formën e duhur të zhvillimit të sundimit të ligjit, as konsolidimit të nevojshëm të demokracisë”.

“Ndërmarrja e veprimeve të tilla pa respektim të procedurave përkatëse dhe mungesë transparence lë hapësirë të theksuar për mëdyshje për veprimet arbitrare të autoriteteve në fjalë”.

“Si shtet demokratik, Kosova në mënyrë institucionale duhet të adresojë përgjegjësinë ligjore të akterëve të involvuar në këtë rast. Po ashtu, arrestimi i shtetasve të huaj në flagrancë për dyshime të pabazuara, nuk korrespondon me vlerat evropiane që duhet t’i përfaqësojë Kosova”, kishte shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.

Pas Veselit ka reaguar edhe kryeministri, Ramush Haradinaj, që ka shprehur hutinë e tij për këtë operacion.

“Përmes një operacioni të ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policine e Kosovës janë ndaluar dhe depërtuar 6 qytetarë turq. Ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë operacion deri te urgjenca e depërtimit”.

“Si Kryeministër i Kosovës, duke mos qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe depërtimin e tyre, do të veproj në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë veprim dhe paqartësitë rreth këtij veprimi”, kishte shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

I pari i shtetit, Hashim Thaçi, ka reaguar i fundit për operacionin e AKI-së dhe Policisë.

“Kosova është shtet demokratik i ndërtuar në përputhje me standardet më të larta demokratike, të cilat mbi gjithçka tjetër respektojnë të drejtat individuale të çdo njeriu, pavarësisht përkatësisë etnike, besimit apo bindjeve politike apo ideologjike”.

“Ky parim, i mishëruar në Kushtetutën dhe ligjet tona, mbetet i patjetërsueshëm nga askush dhe është detyrë e institucioneve tona shtetërore që ta zbatojnë në praktikë”.

“Jemi të zhgënjyer për shkak se institucionet tona relevante, për arsye që mbetet të sqarohen deri në fund, kanë dështuar të mbrojnë këto parime që ndërlidhen me të drejtat njerëzore të shtetasve të huaj, që jetojnë dhe punojnë në vendin tone”.

“Unë jam i informuar nga organet kompetente pas ngjarjes se gjashtë shtetas janë depërtuar sot në Turqi me arsyetimin se nuk kanë pasur leje qëndrimi në Kosovë”.

“Ne tani duhet të sqarojmë arsyet që kanë çuar deri në depërtimin e këtyre shtetasve turq për në Turqi”, kishte shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.