SHKARASHNIK: Gjendet një mjet i pashpërthyer

granateNë fshatin Shkarashnik është gjetur një mjet i dyshuar i pashpërthyer. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00 kur një nga fshatarët që ishte duke punuar në  fushë kishte vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Pas kësaj qytetari ka njoftuar Policinë e cila ka bërë  sigurimin e  vendngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen  e mjetit pa incidente.