Shiu ndërpren punën për shënjëzimin e vendkalimeve në Malishevë

Në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve të komunës së Malishevës, e cila u mbajt sot, gjatë raportimit të drejtori i Shërbimeve Publike, Milazim Morina, bëri të ditur se “ka filluar shenjëzimi i rrugëve brenda qytetit, por për shkak të shiut ky proces është ndërprerë dhe do të vazhdoj në ditët në vijim”.