Shitja e kafshëve për kurban, vetëm në tregun kafshëve në Mirushë

tregu_kafesheveDrejtoria e Inspektoratit në Malishevë, sot ka bërë të ditur se shitja e kafshëve para festës së Kurban Bajramit, bëhet vetëm në tregun e kafshëve në afërsi të liqenit në Mirushë. Për këtë qëllim inspektorët komunal, nuk do të lejojnë shitjen e kafshëve në vende publike, në rrugët e qytetit në Malishevë.

Kështu ka deklaruar sot, drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Malishevë, z.Sejdi Paçarizi, sipas të cilit, pika e shitjes për kafshët të cilat shiten për kurban, do të bëhet sipas rregullave, dhe ato shiten vetëm në tregun e kafshëve, ndërsa të gjithë shitësit e kafshëve, duhet ta respektojnë këtë rregull.

Sipas inspektorëve komunal, të gjithë shitësit, me ndonjë përjashtim, të cilët nuk kanë qenë të informuar, po e respektojnë këtë rregull dhe shitja e kafshëve po bëhet në tregun e kafshëve, kurse rasteve të cilat nuk kanë të qenë informuar, po njoftohen dhe po largohen kafshët nga vendet ku nuk lejohet shitja e tyre.

Përndryshe, sipas inspektoratit komunal, gjatë ditës së nesërme, nuk do të ketë ndonjë therje të organizuar të kafshëve për Kurban Bajram.