Shikojeni se në çfarë gjendje u la sheshi në Prishtinë, pas finales së Champions League

Sheshi ‘’Zahir Pajaziti’’ në Prishtinë ka mbetur në gjendje të mjerueshme pas përfundimit të ndeshjes finale të Champions League 2018-të ndërmjet Real Madrid dhe Liverpool.

Fotografitë e siguruara nga Klan Kosova, tregojnë më së miri ambientin e sheshit të mbushur përplot mbeturina e kanaçe të cilat tifozët i hodhën ndërsa ndoqën Real Madrid e Liverpool përmes ekranit gjigant.