Shesheli shpallet i pafajshëm

ShesheliVojslav Sheshel është shpallur i pafajshëm nga Gjyjata e Hagës në të gjitha pikat që ishte i dyshuar.

Serbi ultra- nacionalist Vojislav Sheshel nuk është gjetur fajtor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftërave ballkanike në vitet 1990, transmeton Gazeta Express.

Gjykata e krimeve të luftës e OKB-së në Hagë tha se ai  nuk mbante asnjë përgjegjësi individuale për krimet.

Sheshel më herët kishte mohuar të gjitha akuzat.

Ai u lejua të shkonte në Beograd në vitin 2014, pasi u diagnostikua me kancer. Sheshel nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, madje nuk pranoi ofertën e gjykatës për të ndjekur vendimin përmes video lidhjes.

Ai ka qenë duke marrë pjesë në mitingje anti- qeveritare përpara zgjedhjeve parlamentare të Serbisë.

Sheshel ka qenë një aleat i ngushtë i Presidentit të vdekur serb Slobodan Milosevic. Ai shërbeu si zëvendës kryeministër i Serbisë prej vitit 1998 deri në vitin 2000.

Ai u dorëzua në Tribunalin e Hagës në mënyrë vullnetare në vitin 2003. Kur gjykata kërkoi të caktojë një mbrojtës kundër dëshirave të tij, ai nisi një grevë urie.