Shënohet 19-vjetori i masakrës në burgun e Dubravës

19 vite më parë në Burgun e Dubravës është kryer njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve, nga regjimi i Sllobodan Milloseviq.

Brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

 

Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.

Një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër gjendet brenda burgut të Dubravës. Kjo masakër konsiderohet si një nga më të mëdhatë të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve.

Me rastin e shënimit të 19-vjetorit të masakrës së burgut Dubravës, sot bëhen homazhe në nderim të burgosurve të vrarë nga forcat paramilitare serbe.