Shefja e Zyrës së BE-së, mendon se Trepça prodhon energji elektrike

apostolo-730x436

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, nuk e ka të qartë se çka është Trepça, të paktën sipas një deklarate në të cilën i referohet gjigantit metalurgjik si prodhues i rrymës.

Shefja e Zyrës së BE-së mendon se Trepça prodhon energji elektrike

Apostolova vizitoi sot ambientet e xehëtores së Trepçës, mirëpo ajo nuk duket se e ka idenë se çfarë prodhimi bën kjo kompani.

“Megjithatë dua të them se Trepça është një nga çështjet më me rëndësi të strategjisë energjetike të Kosovës. Synimi ynë është që së shpejti të shohim një strategji ekonomike, ku Trepça dhe të gjitha burimet tjera energjetike do të zhvillohen në një tjetër mënyrë. Dhe që këto burime energjetike të jenë pjesë e një strategjie globale”, ka thënë Apostolova, njofton televizioni Klan Kosova.

Për këto lëshime të Apostolova-s, ka reaguar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu, sipas të cilit kjo tregon një qasje jo fortë serioze të një pjese të ndërkombëtarëve sa i përket politikave zhvillimore ekonomike të Kosovës.

Ndërsa ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami, mohoi të ketë informata për fjalët e emisares evropiane.