Shefi katedrës së gjeodezisë: Mali i Zi s’ka parcela kadastrale përtej Kullës e Çakorrit

11888132_1479772439012466_4550150230215064078_o-1024x768-735x400-1

Shefi i katedrës së gjeodezisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Përparim Ameti, ka dhënë sërish argumentet e tija në lidhje me marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se Mali i Zi nuk ka parcela kadastrale përtej Kullës e Çakorrit. Sipas tij, kufiri nuk është përcaktuar ende.

Shefi katedrës së gjeodezisë në UP i ka ftuar të gjithë zyrtarët e Qeverisë të kenë kujdes në interpretim, sepse çdo gabim apo interpretim i parcelave kadastrale prodhon pasoja penale.

“Kriteri kadastral i përdorur në procesin e demarkimit në mes të Kosovës dhe Malit të zi, jo që është gabim por ai fare nuk është i mundur, sepse ky kriter nënkupton që kufiri mund të tërhiqet vetëm atëherë kur parcelat kadastrale me përpjese të njëjtë në një projeksion kartografik përputhen me njëra- tjetrën. Kjo përputhje në mes të parcelave kadastrale vetvetiu do ta prodhonte kufirin. Meqë Mali i zi përtej Kullës e Çakorrit nuk ka ofruar asnjë parcelë të tille, ky kufi me ketë kriter nuk është vendosur fare.