Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
“ShBA e ka suspenduar AKS-në” – Malisheva Press

“ShBA e ka suspenduar AKS-në”

kosova_usaflag

Nuk është Kosova dhe as Gjykata Kushtetuese e saj ajo që e ka suspenduar Marrëveshjen për formimin e Asociacionit të Komunave serbe.

Atë e ka bërë Washingtoni. Kush e kënd e ka bindur: Thaçi, Jahjaga dhe ortakët – amerikanët ose amerikanët ata, nuk është fare e rëndësishme. Me rëndësi është pse, shkruhet në një koment redaktorial të portalit serb “Pravda”.

Administrata e Kosovës, kushdo që të ulet në të, thotë portali, nuk guxon të blejë as fashikuj nëse për këtë nuk pajtohet ambasadori amerikan në Prishtinë, transmeton Koha.net.

Komenti i cili ka edhe plot fyerje të stilit ”e ashtuquajtura Kosovë ”, i “ashtuquajturi shtet”, etj., thotë se nuk ka teori që suspendimi i AKS-së të jetë hakmarrje ndaj dështimit të Kosovës në UNESCO dhe shton se ai është vazhdimësi e politikës së Washingtonit .

“Kosovën e kanë njohur vendet perëndimore dhe ato vendimin e vet nuk do ta tërheqin. Detyrimi i Prishtinës dhe i Beogradit për t’u ulur në tavolinën e përbashkët ka pasur vetëm një qëllim: sponsorëve të pavarësisë së Kosovës nuk u përgjigjet konflikti i ngrirë. Nuk iu pëlqen fare injorimi serb i pavarësisë prishtinase, sepse ai tërheq pas edhe injorimin e pavarësisë nga Rusia, Kina, Spanja… dhe sado që Perëndimi e konsideron të pavarur, Kosova pa ndonjë dokument ose marrëveshje me Beogradin, nuk është ajo e projektuara.

Herët a vonë mund të shpërthejë një konflikt, e deri atëherë do të ketë tensione. Prandaj, qëllimi i fundit është zgjidhja afatgjate dhe për këtë arsye kërkohet nga Serbia ajo për të cilën pohohet se nuk është e saj. Prandaj nuk japin AKS-në”, shkruan në koment i cili shton se AKS nuk është zgjidhja më fatlume për Serbinë, ”në krahinën e saj jugore” por është megjithatë një diçka.

Nëse formohet në tërësi AKS me mundësinë që atij t’i bashkohen edhe komunat tjera – ky do të ishte vazhdim i konfliktit të ngrirë. Më saktë do të ishte më pak se pavarësi Kosove dhe më shumë se konflikt i ngrirë.