Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Sërish tërmet shkatërrues në Itali – Malisheva Press

Sërish tërmet shkatërrues në Itali

r-4Një tërmet i fuqishëm ka rrëzuar disa ndërtesa nëpër tërë Italinë të dielën dhe shërbimet emergjente janë duke kryer kërkime për të parë nëse ka pasur edhe dëme në njerëz, kanë thënë autoritetet e mbrojtjes civile.

Tërmeti ishte i shkallës 6.6 të Rihterit, sipas instituti amerikan të Gjeologjisë dhe për epiqendër kishte qytetin Norcia, ku është dëmtuar në masë të madhe bazilika historike e Shën Pjetrit, raporton Reuters.

Tërmeti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 7:41 ndërsa është ndierë deri në Romë, transmeton Koha.net.

Kjo lëkundje sizmike është edhe më e rënda e shënuar që prej 24 gushtit, teksa tërmeti i orës 3:36 të asaj dite i magnitudës 6 shkatërroi Amatricen dhe Accumulin