Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Serbia synon marrjen e kontrollit të hapësirës ajrore të Kosovës – Malisheva Press

Serbia synon marrjen e kontrollit të hapësirës ajrore të Kosovës

Serbia, kontrolli hapinorQeveria e Serbisë ka ushtruar kërkesë zyrtare në Bashkimin Evropian që të marrë përsipër mbikëqyrjen dhe menaxhimin e shërbimeve të kontrollit ajror mbi territorin e Republikës së Kosovës, pas skadimit të mandatit të Hungarisë.

Kjo kërkesë është bërë nga shefi i Zyrës për Kosovën në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, në një takim që ai ka pasur në shtator të këtij viti në Bruksel me zyrtarë të Këshillit të Bashkimit Evropian, bëjnë të ditur për “Kohën Ditore” burime diplomatike ndërkombëtare.

“Përfaqësuesi i Qeverisë serbe e ka shtruar këtë kërkesë në kontekst të përafrimit të Serbisë me BE-në dhe NATO-n, duke u bazuar edhe në normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën në kuadër të dialogut të Brukselit, si dhe bashkëpunimin rajonal dhe ekspertizën në fushën e aviacionit. Ky argumentim është mirëpritur nga zyrtarët në Bruksel dhe ka gjasa të jetësohet”, ka theksuar diplomati i afërt me rrjedhat e takimit.