Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Serbia i afrohet BE-së, Kosova mbetet e izoluar – Malisheva Press

Serbia i afrohet BE-së, Kosova mbetet e izoluar

kryeministratMarrëveshjet e arritura të martën në Bruksel ia kanë hapur dyert e Bashkimit Evropian Serbisë, derisa Kosova mbetet, siç ka thënë kryeministri i vendit, Isa Mustafa – e izoluar, shkruan sot Koha Ditore.

Një gjë e tillë është vënë në pah të enjten, në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Vjenë, ku zyrtarë të lartë evropianë, përfshirë komisarin për Zgjerim, Johannes Hahn, por edhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, kanë thënë se pas katër marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel, Beogradit i është hapur rruga e nisjes së negociatave për anëtarësim me BE-në.

“Atmosfera është e atillë që shumë shpejt zyrtarisht të nisim çeljen e negociatave me Serbinë, pasi Beogradi dhe Prishtina kanë bërë hapa përpara, duke tejkaluar problemet e dekadave të shkuara”, ka thënë komisari Hahn, i cili nuk ka thënë se çka do të përfitojë Kosova.