SERBËT RRAHIN POLICËT E KOSOVËS NË MERDAR

Policia e Kosovës njofton se ne pikën kufitare në Merdar dje në mbrëmje ka pasur një sulm ndaj personave zyrtarë.

Raportohet se dy të dyshuar meshkuj serb duke mos i zbatuar urdhrat e zyrtarëve policor, njëri prej tyre ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët.

“Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar”, ka njoftuar policia, derisa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.