Senik: Komuna lë rrugën e papërfunduar për vetëm 8 metra asfalt (Foto)

Në fshatin Senik si edhe në shumë vendbanime tjera komuna e Malishevës, në prag të zgjedhjeve lokale 2017, kishte ndërmarr një varg aksionesh për realizimin në nguti të shumë projekteve infrastrukturore, projekte këto të cilat përveç që ishin bërë shkel e shko dhe të cilat për vetëm pak muaj nga realizimi kanë filluar të shkatërrohen. Si mos të mjaftonte vetëm kjo në shumë vendbanime këto projekte janë lënë në gjysmë dhe të papërfunduara, siç është rasti i një rruge në lagjen Halitaj në fshatin Senik. Rrugë kjo e cila që nga fushata zgjedhore ka mbetur e pa përfunduar, e çuditërisht përveç cilësisë së dobët të punimeve, kjo rrugë nuk është lidh për vetëm 8 metra me rrugën kryesore që ishte shtruar vite më parë.

Ndërprerja e kësaj rruge po vazhdon tu sjellë vështirësi banorëve të lagjes Halitaj, të cilët në kushte anonimiteti kanë thënë për Malishevapress/ “që zyrtarët komunal që nga fushata zgjedhore nuk e kanë vizituar fare këtë fshat”, duke i lërë kështu banorët e fshatit me një problem shtesë të cilin vet komuna ua kishte shkaktuar.