Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Seanca konstituive, javën e ardhshme – Malisheva Press

Seanca konstituive, javën e ardhshme

Këshilltari politik për media i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka thënë për RTV21 se Presidenti Thaçi në javën e ardhshme do ta thërrasë seancën konstituive të Kuvendit dhe se ftesa për këtë seancë mund të bëhet më së largu të hënën.

Këto komente të Behramajt erdhën pas takimit të djeshëm të Presidentit Hashim Thaçi me të nominuarin për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj.

Haradinaj pas takimit më Thaçin deklaroi se është i interesuar që qeveria të formohet sa më shpejt dhe të mos humbet kohë më shumë.