Së shpejti në Malishevë fillon e ashtuquajtura Liga e Institucioneve

foto 4

Së shpejti fillon Liga e Institucioneve edhe në qytetin e Malishevës, ku të drejtë pjesëmarrje kanë të gjitha institucionet publike, organizatat qeveritare dhe joqeveritare, shoqëria civile dhe institucionet tjera.

Kjo ligë organizohet për herë të parë në qytetin e Malishevës dhe ka për qëllim angazhimin e lojtarëve që punojnë në Institucionet Publike duke i bashkuar ata në një event për t’u argëtuar dhe për të bërë rekreacion sportiv dhe organizohet në mënyrë ligjore ku është e pajisur me dokumentacion të rregullt.