Së shpejti fillon ndërtimit i shkollës në fshatin Berishë

foto 8

Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve e cila u mbajt sot, drejtori i urbanizimit Ahmet Morina, bëri të ditur, se janë duke u realizuar disa projekte, si rrugët në Maxharrë, Pagarushë e Bardh, pastaj renovimet e kanalizimeve, rehabilitimi i ujësjellësve për 11 fshatra, si dhe përgatitjet për fillimin e ndërtimit të objektit të shkollës në Berishë.