Schwarzenegger: Messi është terminatori i futbollit

Aktori i famshëm i Hollywoodit ka folur për futbollistin argjentinas.

Arnold Schwarzenegger është i famshëm për filmat e tij Terminator dhe ai gjatë një vizite në Barcelonë e ka krahasuar yllin e katalanasve Lionel Messi, me karakterin kryesor të këtyre filmave, transmeton ksp.

“Kam luajtur futboll, por talenti im ishte në Bodybuilding. Të gjithë kanë talent për diçka, doja të bëhesha kampion bote dhe ia arrita”.

“Vitin e kaluar vizitova klubin e Barcelonës dhe i shikova në stërvitje, ishte fantastike. Kur rritesh me futbollin, e ke gjithmonë në mendje. Klubet evropiane janë në përgjithësi të mira dhe Barcelona është njëra nga ato, natyrisht dhe Real Madridi”.

“Mund ta them se Messi është Terminatori i futbollit”, ka deklaruar Schwarzenegger./kd