Sami Kurteshi Aderon në Vetëvendosje

sami_kurteshi_214641

Ish Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, prej sot do të jetë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Aderimi i tij u bë publik sot nga kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, në një konferencë për shtyp.

Kurteshi për disa vjet ka udhëhequr zyrën e Avokatit të Popullit ndërsa viteve të fundit të mandatit të tij ka qenë ndër kritikuesit më të mëdhenj të qeverisë dhe sidomos Gjykatës Kushtetuese në vendimet e vitit të fundit që kishin të bënin me ankesat e natyrës politike.