Sa nxënës u regjistruan në shkollat e mesme këtë vit në Malishevë?

foto 3

Sot në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, gjatë raportimit të drejtorëve, drejtori për arsim dhe edukim, Avdi Morina, njoftoi se në afatin e parë të regjistrimit në shkollat e mesme, janë regjistruar 1008 nxënës, në të tri shkollat e mesme të Komunës së Malishevës.

“Në gjimnaz dhe në dy shkollat profesionale, janë regjistruar 1008 nxënës, në afatin e parë, ndërsa në afatin e dytë, pritet të regjistrohen edhe mbi 300 nxënës të tjerë”, tha drejtori Morina, ai gjithashtu, tha se nuk do të lejohet që të rritet numri i nxënësve nëpër klasa, pasi hapësira ekziston, si dhe kanë mundësi të zgjedhin drejtimet. U shpreh drejtori Morina.