Rubikon ekskluziv: Të tre liderët e opozitës bashkë

Rubikon

Rubikon ekskluziv të enjten – për herë të parë në një emision tre liderët e opozitës bashkë: Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.

– Çka mund të pritet në manifestimin e 28 nëntorit dhe çka në seancën e radhës së Kuvendit?

– A do ta pranojë opozita propozimin e kryeministrit Mustafa për rishqyrtimin e demarkacionit me Malin e Zi?

– A do të shkojë e bashkuar opozita edhe në zgjedhje?

– Çka thonë ata për akuzat dhe mospajtimet e deritashme ndërmjet vete?

– Si e shohin vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, në Kosovë dhe çka thonë për kontekstin e përgjithshëm të sigurisë pas sulmeve në Paris?

Për këto dhe shumë më tepër të enjten përballë Adriatik Kelmendit flasin Ymeri, Haradinaj dhe Limaj.

Rubikon kalohet ekskluzivisht vetëm në Kohavision.

Rubikoni në KTV transmetohet në ora 20:15, ndërsa në TV Arta nga ora 21:45 minuta.