Rruga për tek “Ujëvara e Mirushës” në gjendje të mjerueshme (Foto)

foto 1

Ujëvara e Mirushës është një nga pejsazhet më të bukura dhe më atraktive që  ka vendi ynë.

Megjithatë edhe përkundër vlerës që ka kjo perlë e natyrës  është mbetur në mëshirën e natyrës dhe pa përkujdesje institucionale. Gjë e cila ndikon në vështërsinë për ta vizituar nga turistët e shumtë që ka në çdo stinë të vitit. Një pjesë e rrugës vazhdon të jetë e paasfaltuar duke shkaktuar probleme të shumta në automjetet e vizitorëve. Vlen të theksojmë që edhe tabelet e orientimit për te ujvara nuk janë plotësisht të qarta duke sjellë shpesh herë dhe ‘ngecjen’ në rrugë të turistëve.

Një vizitore nga Kosova ka thënë për Klan Kosovën se po kthehej të vizitonte Mirushën pas 7 vitesh por ka ngelur e zhgënjyer që një pjesë e rrugës vazhdon të jetë e prishur dhe e paasfaltuar.

Prishja e makinës mund ti kushtojë shtrenjtë turistëve për shkak të largësisë së rrugës. Prandaj institucionet përkatëse duhet të marrin masa që në sezonin e ardhshëm të mundësohet asfaltimi i rrugës që edhe turistët të ngelen plotësisht të kënaqur nga pejsazhi i Ujvarave të Mirushës.

Rruga per Mirushe