Rruga e lagjes së Berishëve në fshatin Bardh vazhdon të jetë e bllokuar (foto)

rruga-lagja berisheve 1Bardhi hyn në mesin e fshtatrave malore në komunën e Malishevës. Dimri  në këtë fshat përveç bukurisë nga bora sjellë edhe probleme ekzistenciale për banorët e këtij fshati.

Fotot e dërguara nga një banor i lagjes së berishëve nga ky fshat tregojnë për bllokimin e rrugës së kësaj lagje e cila ka një javë që është e bllokuar.

Banorët  e kësaj lagje e cila ka 13 shtëpi detyrohen të ecin këmbë për të arrritur deri tek rruga kryesore e fshatit për të vazhduar pastaj me makina të tjera të udhëtojnë për në Malishevë.

‘’Kerret i kemi të bllokuara, na i ka nxan bora spo kemi mundësi as sherbimet familjare ti kryejm, po të ndodhë ndonjë rast nuk e dijmë se si do tja bëjmë”shprehet banori nga lagja berishëve.

Ai bën thirrje që sa më parë komuna të intervenoj në zhbllokimin e kësaj rruge.rruga-lagja e berisheve 2

rruga- lagja berishëve rruga -lagja e berisheve 3