Rrotullohet një kamion në magjistralen Prishtinë-Pejë (Video)

Një vetaksident trafiku ka ndodhur para disa minutash në Komunën e Drenasit, përkatësisht tek ‘Parku i Biznesit’.

Në këtë video që e ka dërguar një lexues i Indeksonline, shihet kamioni i rrotulluar në autostradë.

 

Ekipet e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga rasti, por që kamioni shihet I rrotulluar nga pjesa e shoferit.

Ndryshe, Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave të komunikacionit, me qëllim zvogëlimin e numrit të aksidenteve./Indeksonline/