Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Rrjeti i kanalizimit jo funksional shkakton vërshimin e disa shtëpive në fshatin Tërpezë (Foto) – Malisheva Press

Rrjeti i kanalizimit jo funksional shkakton vërshimin e disa shtëpive në fshatin Tërpezë (Foto)

Reshjet e shiut që kanë vazhduar ditëve të fundit, sidomos gjatë vikendit të shkuar nuk kanë kaluar pa pasoja, sa i përket dëmeve për qytetarët. Mungesa e infrastrukturës bazë si asfaltimi i disa rrugëve në lagjet e fshatit Tërpezë dhe sidomos rrjeti i kanalizimit që është jo funksional kanë bërë që banorët e këtij fshati të përballën me dëme të mëdha nga vërshimet.

Në fotot që Mp ka siguruar nga disa qytetarë të cilët në kushte anonimiteti kanë thënë për redaksinë tonë që prej kohësh është njoftuar komuna për rrezikun që atyre u kanoset sidomos gjatë vërshimeve e që vjen si pasojë e mos funksionimit të rrjetit të kanalizimit. Por që sipas këtyre banorëve shqetësimi i tyre ka hasur në vesh të shurdhër nga se ata vizitohen vetëm në prag të zgjedhjeve dhe gjatë fushatave elektorale e ku gjitha premtimet mbesin vetëm fjalë goje.