Rritet çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë

Edhe çmimi i naftës, edhe ai i benzinës në Kosovë kanë shënuar rritje në muajin e katërt të këtij viti, krahasuar me muajin paraprak, tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas të dhënave që Insajderi ka nxjerrë nga ASK, çmimi i naftës dhe benzinës ka shënuar rritje për një cent gjatë një muaji.

Çmimi i naftës ka kaluar nga 1.04 euro në 1.05 euro, ndërkaq çmimi i benzinës ka kaluar nga 1.06 euro në 1.07 euro. /Insajderi.com