Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Rrëzohet edhe një helikopter rus, 10 të vdekur – Malisheva Press

Rrëzohet edhe një helikopter rus, 10 të vdekur

helikopter-550x330Një helikopter rus që transportonte punëtorët në fushat e naftës, u rrëzua në Siberinë lindore duke shkaktuar vdekjen e dhjetë udhëtarëve dhe plagosje e 15 të tjerëve.
Helikopteri Mi-8 u ngrit nga Igarka në rajonin Krasnoyarsk dhe u rrëzua dy kilometra më larg përgjatë lumit Yenisei.

Ai mbante punëtorët në fushën e naftës dhe gazit në Vankor, ku në dimër mund të arrihet vetëm me helikopter, duke bërë ulje mbi lumin e ngrirë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat ruse citojnë një prokuror i cili tha se në aksidentin që ndodhi të enjten, u vranë dhjetë persona dhe se 15 prej tyre u plagosën. Hetuesit janë ende duke u përpjekur për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të helikopterit, i cili është në pronësi të kompanisë ajrore Turukhan.