Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Rreth arrestimit të deputetëve – Malisheva Press

Rreth arrestimit të deputetëve

kapuselaShkruan: Andrea Lorenzo Capussela

Nëse cilido deputet arrestohet pa pajtimin e parlamentit, ata që e bëjnë arrestimin duhet të akuzohen për kidnapim, apo krim të ngjashëm po aq të keq

Vazhdimisht lexoj se policia dhe prokuroria planifikojnë arrestimin e deputetëve që hidhnin gaz lotsjellës, nëse ata nuk u përgjigjen ftesës së policisë për t’u intervistuar. Ata po ashtu vazhdojnë ta shtyjnë arrestimin, derisa po e ripërsërisin kërcënimin.

Por, nëse i arrestojnë deputetët, do të shkelin Kushtetutën e Kosovës: neni 75.2 thotë se asnjë deputet “nuk mund të arrestohet apo ndalohet ndryshe derisa po i kryen detyrat e tij/saj si anëtar i Kuvendit pa pajtimin e shumicës së të gjithë deputetëve”.

Fakti se më 2011 Gjykata Kushtetuese e ka shtrembëruar tërësisht këtë rregull – me argumente qesharake (të cilat i diskutoj në librin tim për Kosovën dhe në një analizë rreth Gjykatës Kushtetuese, e cila është në dispozicion të lirë online dhe të cilën ende askush nuk e ka demantuar) – nuk është arsye që të shkelet sërish: E përsëris, pa pajtimin e parlamentit deputetët nuk mund të arrestohen. Andaj, nëse cilido deputet arrestohet pa pajtimin e parlamentit, ata që e bëjnë arrestimin duhet të akuzohen për kidnapim, apo krim të ngjashëm po aq të keq. (Dhe nëse gjykatësit e Kushtetueses sërish gjykojnë se parlamentarët mund të arrestohen pa pajtimin e parlamentit, ata do të duhej të mbyllen në qeli burgu, ndërsa çelësat e dyerve të qelive menjëherë të hidhen në liqenin e Batllavës).

Natyrisht, njeriu mund të shtrojë pyetjen nëse kjo rregull ka kuptim. I shoh dy argumente kryesore këtu. Në njërën anë, njeriu mund të argumentojë se në një vend ku krimi i nivelit të lartë dhe pandëshkueshmëria janë të përhapura janë kundërproduktive që të kihet imunitet parlamentar: një ulëse në parlament mund të shndërrohet në leje për vjedhje. Në anën tjetër, dikush tjetër mund të kundërpërgjigjet, duke thënë se në një vend ku gjyqësia është e nënshtruar ndaj elitës politiko-ekonomike – e cila mund, dhe shpesh i ndikon, korrupton apo detyron gjykatësit dhe prokurorët – heqja e imunitetit parlamentar mund të bëhet leje për të heshtur opozitën, duke e burgosur atë.

Andaj, zgjidhja është e zymtë, dhe ajo varet nga pesha relative e dy rreziqeve. Më 2008 ata që e shkruan Kushtetutën zgjodhën mbrojtjen e Kosovës nga rreziku i dytë. Ne nuk e dimë pse e bënë këtë, sepse Kushtetuta është shkruar fshehtazi, nga “ekspertë” të zgjedhur me dorë, dhe vetëm në mënyrë ceremoniale – d.m.th pa ndryshime – u aprovua nga Kuvendi. Megjithatë, unë mendoj se ata bënë zgjedhjen e duhur.

Rreziku i parë, në fakt, është më i vogël. Sepse, pandëshkueshmëria tashmë është e përhapur, andaj një dëm margjinal nga imuniteti parlamentar është i kufizuar. Po ashtu për shkak se mbrojtja e lirisë morale dhe fizike të opozitës është e vetmja mënyrë që të kihet shpresë se parlamenti do të ngrihet për të qenë një fuqi autonome përballë ekzekutivit: kjo është e vetmja rrugë për të lejuar që sovraniteti popullor të lëshoj rrënjë.

Vetëm nëse njeriu është pesimist për gjasat se kjo mund të ndodhë, do të mund të preferonte mbrojtjen e Kosovës prej rrezikut të parë. Dhe, nëse është kështu, a ka kuptim të mbrohet Kosova nga rreziku (më i vogël) nëse mendohet se Kosova do të vazhdojë, për një të ardhme të parashikueshme, të dominohet nga elita ekzekutive dhe politiko-ekonomike që e udhëheqë atë? Kjo nuk do të kishte asnjë kuptim.

Andaj, imuniteti parlamentar duhet të mbetet. Dhe Kushtetuta duhet të respektohet: prokurorët duhet të kërkojnë pajtimin e parlamentit para se të arrestojnë cilindo nga anëtarët e tij.

Asnjë nga këto nuk i justifikon deputetët që hedhin gaz lotsjellës. Mendoj se ajo që bën ata është e gabuar dhe kundërproduktive; dhe nuk do të befasohesha nëse përbën krim.

Megjithatë, arrestimet para gjykimit dhe ndalimi nuk janë forma të dënimit, për arsyen e thjeshtë se të dyshuarit ende nuk janë gjykuar andaj edhe duhet të konsiderohen të pafajshëm (edhe nëse fajësia e tyre është e mundshme, apo edhe e dukshme). Andaj, të gjykohen, së pari, dhe më pas të dënohen, nëse e meritojnë. Por ata nuk mund të dënohen para se të gjykohen.

Por, nëse gjenden fajtorë, edhe bashkëfajtorët duhet të gjykohen. Pyetem, në fakt, si ishte e mundur që ata të sjellin gazin lotsjellës në parlament për tri (3) herë pasi e bënë herën e parë, me gjithë faktin se detektorët dhe mjete të tjera janë përdorur për t’i ndalur nga kjo. Kush dështoi në zbulimin e gazit lotsjellës kur ata hynë në parlament? Ose ndryshe, kush dështoi të gjejë depon e tyre të fshehtë me gaz lotsjellës në parlament? Dhe kush u tha njerëzve të ngarkuar me zbulimin e gazit lotsjellës që ta lejojë kalimin? Të gjithë këta njerëz janë bashkëpërgjegjës: bashkëfajtorë të hedhësve të gazit. Nuk do të kishte kuptim të dënohen të fundit, dhe jo të parët.

(Autori, ekspert juridik, si shef i Njësisë Ekonomike të Zyrës Civile Ndërkombëtare, ka qenë anëtar i Bordit të Drejtorëve të Agjencisë së Kosovës për Privatizim në vitet 2008-2011. Së fundi, ai ka botuar librin “Shtetndërtimi në Kosovë: demokracia, korrupsioni dhe BE-ja në Ballkan”, botuar në shqip nga KOHA)