Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Rrëfimi i ambasadorit për zyrtarin e lartë që nuk dinte ta përdorë e-mailin – Malisheva Press

Rrëfimi i ambasadorit për zyrtarin e lartë që nuk dinte ta përdorë e-mailin

Ambasadori i Britanisë së madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, në një konferencë rreth rekrutimit për pozita të larta në shërbimin civil dhe pozita tjera të larta në institucionet e Kosovës, tha se një nga problemet më të mëdha me të cilat Kosova është përballur viteve të fundit ka qenë pamundësia e njerëzve profesionistë për ta fituar një vend meritor të punës.

Në një panel në të cilin ishin të pranishëm drejtues të institucioneve të Kosovës dhe diplomatë ndërkombëtarë, O’Connell solli një përvojë të cilën e kishte dëgjuar nga një kolege e tij në bisedë me një zyrtar të lartë institucional.

“Kam dëgju një rast të një koleges në ambasadë kur ka qenë në një takim me një zyrtar të lartë, që ka punu 15 vjet, dhe i ka kërku me i dërgu disa gjana në email, ky i ka thanë: motër se di qysh punon kompjuteri, hin dërgoji vet. A nuk është marre, 15 vjet në një pozitë mos me ditë më përdorë email-in?”, tha ambasadori O’Connell.

Në vitin 2015, ambasada britanike dhe institucionet e Kosovës nënshkruan një memorandum me të cilin britanikët janë bërë pjesë në përzgjedhjen e stafit në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil të Kosovës.

Sipas ambasadorit O’Connell, shpresa dhe optimizmi, tipare me të cilat ishin karakterizuar kosovarët në vitet e pasluftës, tashmë kanë humbur.

“Kurrë nuk do ra harroj kur erdha në Kosovë për herë të parë në 2001. Nuk isha diplomat në atë kohë, erdha në Kosovë 18 muaj pas luftës. Nuk ka pasur vend me aq shumë energji diku në Europë dhe diku në botë”, tha ai.

“Kosova ka qenë vite me radhë vendi më optimist në botë. Vitet e fundit ka humbur shpresa dhe optimizmi dhe njëra prej problemeve është kultura e nepotizmit. Shumë herë kam dëgjuar prej qytetarëve dhe shërbyesve civil që është shume e vështirë të gjeni një vend pune, sidomos në pozita të larta, nëse nuk e ki dikë të njofshëm. Është ë rëndësishme që të keni njerëz sidomos në pozita të larta njerëz në bazë të meritës”, tha ai.

“Kur erdha si ambasador, gjatë takimeve të para më liderë në 2015, secili më ka thanë se njëri prej problemeve ka qenë aftësia e institucioneve ballafaqimi me sfidat që i ka dhe zbatimi i reformave të Bashkimit Europian”, shtoi O’Connell.

Ai tha se memorandumi i nënshkruar është mundësi për qeverinë dhe Kuvendin që të zgjedhin në pozita të larta ata që kanë qenë më të mirët.

“Për dy vjet kemi zbatuar këtë projekt dhe kemi pasur rezultate por kam thanë që rezultati varet nga vullneti politik. Nuk është për ne të vlerësojmë a ka pasur sukses a jo. Është për shoqërinë civile, mediat e qytetarët ta vlerësojnë”, tha ai.

Gazeta Jeta në Kosovë raportoi sot se një ish- ushtar i Zëvendës Kryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj është propozuar për drejtor të Agjencisë për Krahasime dhe Verifikim të Pronës.