Rrahje mes dy të rinjëve në Aqarevë, vdes 17 vjeçari

aqarevaV.Sh, 17 vjeçar nga Aqareva e Skenderajt, ka humbur jetën pas një përleshje që ka pasur me në të afërm të tij.
Ai, gjatë përleshjes që kishte pasur me një të ri tjetër 16 vjeçar i cili është kushëri i viktimës, ka gjetur vdekjen.

Viktima dyshohet të jetë përplasur për tokë dhe pas kësaj ka mbetur pa shenja jete.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në një lokal të këtij fshati.

Ngjarjen e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij një 16 vjeçar që dyshohet të jetë kushëri i viktimës është arrestuar dhe policia po punon intensivisht në zbardhjen sa më parë të këtij incidenti.