Rrahet brutalisht i burgosuri në burgun ku vdiq Astrit Dehari

burguDrejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj i kontaktuar nga Indeksonline, ka konfirmuar rastin e ndodhur sot në burgun e Prizrenit.

“I burgosuri ka sulmuar fizikisht stafin dhe më pas ata kanë përdorur mjete shtrënguese për të parandaluar eskalimin e situatës”, ka thënë Zogaj.

Sipas tij i burgosuri nuk është i lënduar rëndë dhe se hetimet janë duke u bërë dhe për gjithçka në lidhje me këtë rast do të njoftohemi me kohë.

“Sipas informacioneve ai s’ka lëndime të rënda, e ka sulmuar stafin dhe për mos me ardh deri tek më e keqja është dashur të parandalohet. Kaq kemi informata tani për tani”, ka thënë Zogaj.