RITA ORA zbulon origjinën e saj të vërtetë – ja nga cili vend vjen

Këngëtarja e njohur Rita Ora njihet si një këngëtare me origjinë nga Kosova, por në fakt origjina e vjetër i përket Shqipërisë. Ajo është nga qyteti i Shkodrës. Këtë detaj e ka zbuluar gjyshi i saj Kopi Kyçyku në një intervistë për Shqiptarja.com ai ka pohuar se familja Sahatçiu është larguar nga shkodra rreth 1 shekull më parë.

“Familja Sahatçiu nuk është nga Kosova me origjinë por nga familja Kazazi e Shkodrës. Më shumë se 100 vjet më parë ata shkuan përtej Drinit dhe mbetën andej. Kur u ndanë tokat e Shqipërisë më 1913-n, ata mbetën përfundimisht jashtë kufirit. Pra, i shkëputën lidhjet me Shkodrën përfundimisht dhe më pas shkuan në Prishtinë, ku ushtruan zejen e orëndreqësit që në atë kohë përdorej turqisht Sahatçiu. Tani Rita Ora e ka bërë mbiemrin në shqip”