Rinumërimi i 117 kutive të votimit fillon sot

Në orën 16:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë rinumërimi i 117 vendvotimeve me vendim të PZAP-së dhe KQZ-së.

Kështu u morr vendim në mbledhjen e fundit të mbajtur nga KQZ-ja, raporton “Zeri.info”.

Përmes një komunikate për media, KQZ ka bërë të ditur se, konform vendimeve të PZAP-it, KQZ-ja, ka urdhëruar Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për të rinumëruar Vendvotimet në një periudhë sa më të shpejtë të mundur.