Rinia e Nismas me deklaratë beson në pafajësinë e Fatmir Limajt

fb_img_1477756566239

Rinia e Nismës për Kosovën në Malishevë sot pas një mbledhje siç thuhet urgjente ka nxjerrur një deklaratë me të cilën shprehën bindjen për pafajësinë e Fatmir Limajt.

Më poshtë deklarata e plotë:

Sot, me datë 29.10.2016, Rinia e Nisma për Kosovën – Dega Malishevë, mbajti mbledhje urgjente me rastin e ngritjës së Aktakuzës së ngritur ndaj liderit tonë z. Fatmir Lima.

Nga kjo mbledhje, Rinia e Nisma për Kosovën – Dega Malishevë doli me këtë:

DEKLARATË

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria e Kosovës kundër liderit tonë z. Fatmir Lima, për të disatën herë, për të njëjtën çështje për të cilën është vërtetuar pafajësia e tij.

Ne, Rinia e Nisma për Kosovën – Dega Malishevë, bësojmë në pafajësinë e tij, si dhe shumë bashkëluftëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët janë denuar dhe akuzuar për këtë luftë e cila ka qënë e pastërt dhe drejtë.

Limaj dhe Nisma po goditen padrejtësisht për begraundin e tij personal por dhe për rrezikun që Nisma si forcë reale politike paraqet për pushtetarët, që po keq udhëheqin vendin dhe po falin territore e po shtrembërojnë rendin kushtetues me marrëveshje në dëm të Republikës së kosovës.

Ne jemi kundër përndjekjes politike që po bëhet ndaj z. Limaj, ku kjo përdjekje ndaj tij është kryekëput politike.