Rikthehen në funksion ueb faqet e komunave

Për një periudhë kohore gati dy muaj ueb faqet zyrtare të komunave ishin jashtë sistemit, ndërsa shumë qytetarë mbetën të pa informuar për zhvillimet brenda komunave të tyre. Për gjatë tërë kësaj kohe as MAPL-ja dhe as komunat nuk dhanë asnjë informacion për shkaqet pse për aq kohë të gjatë ueb faqet ishin jashtë sistemit.

Ndërsa sot më në fund kthehen në funksion ueb faqet zyrtare, të cilat kanë pësuar ndryshim të paktën sa i përket dizajnit nga ato formati i përdorur më parë.

Shpresojmë që të paktën komuna e Malishevës, do ta shndërroj ueb faqen e saj zyrtare në një dritare transparente për ta mbajtur secilin qytetarë të informuar për gjitha projektet dhe zhvillimet që ndodhin në të ardhmen në komunën tonë.