Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Revoltohen mërgimtaret para Ambasadës Italiane – Malisheva Press

Revoltohen mërgimtaret para Ambasadës Italiane

11914173_886137328127051_849754342_n

Sot rreth 100 mërgimtarë që jetojnë e punojnë në Itali janë zgjuar para ambasadës duke pritur për termine. Ambasada Italiane ka disa kohe që nuk lëshon më shumë se 10 termine ne ditë sipas qytetarëve qe po prisnin. Kërkesat për termine janë shumë të mëdha dhe qytetaret janë shumë të pa kënaqur me pritjet e gjata. Një qytetarë nga R.
Gjakova në kushte anonimiteti tha se: “Jam ardhur në ora 12 të natës dhe ka 8 orë që po pres para ambasadës për të arrit me pas një termin për legalizim”. Por jo vetëm kaq  mërgimtaret revoltën e paraqiten edhe ndaj policisë së Kosovës e cila ishte ftuar nga stafi i ambasadës me majtë gjendjen nën kontroll. Mërgimtarët përveç me ambasadën ata shprehnin mllefin edhe ndaj Qeverise së Kosovës. Ata shanin Hashim Thaçin ministrin e punëve të jashtme te Kosovës.  Dhe i rikujtonin atij se si Ministër i Punëve të jashtme është dashur të punoj për interesat e shqiptareve e jo të merret vetëm me Daqiqa e Vuqiqa të Serbisë. Disa nga mërgimtaret thanë se nëse Ambasada Italiane vazhdon ti trajtoj si “majmun” janë të detyruar të kërkojnë nga Shteti i Italisë shkarkimin e ambasadorit dhe Konsullit Italian dhe do të protestojnë edhe para Qeverisë së Kosovës vendit ku ata po sjellin  fitimet dhe taksat e tyre. Te gjithsecili mërgimtarë vërehej një zhgënjim i madh dhe ata vazhdimisht përsërisnin se pushimet po ju shkojnë para sporteleve. Burime të Malishevapress përveç materialit qe flet për situatën, siguruan edhe foto nga kjo ngjarje që po ndodhë në këto orë të mëngjesit.