Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Rënia e Qeverisë Haradinaj është afër. Këta janë dy skenarët për rrëzimin e saj – Malisheva Press

Rënia e Qeverisë Haradinaj është afër. Këta janë dy skenarët për rrëzimin e saj

Largimi i Listës Serbe nga Qeveria, do t’ia vështirësoj shumë punën kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kështu konsideron njohësi i çështjeve politike në vend, Ramush Tahiri. Ai tha për “Gazeta Blic”, se nëse do të zyrtarizohet dalja e Listës Serbe nga koalicioni qeverisës, rrëzimi i qeverisë Haradinaj është mjaft afër.

Tahiri shpjegoi më gjerësisht se cilët janë hapat që duhet ndjekur  opozita, drejt rrëzimit të Qeverisë Haradinaj.

“Pas takimin me Presidentin e Serbisë partia Lista Serbe ka deklaruar se do të dalë nga koalicioni dhe nga Qeveria e Kosovës. Nëse kjo zyrtarizohet gjatë ditëve të ardhshme atëherë duhet të shihet se cila është alternativa: A dëshiron të mbetet në opozitë apo dëshiron që të nxit zgjedhjet e reja. Përndryshe Qeveria Haradinaj bjen në dy raste sipas Kushtetutës e Ligjit e para kur Kryeministri jep dorëheqje dhe e dyta kur Qeveria rrëzohet me votim mosbesimi në Kuvendin e Kosovës me së paku 61 vota . Nisma bëhet në Kuvend me së paku një e treta e të gjithë deputetëve pra dyzet deputetë”, sqaroi Tahiri për “Gazeta Blic”.
Në fotografi: Ramush Tahiri

Por ndryshe po i sheh gjërat deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Për deputeten dalja e Listës Serbe nuk është diçka e pazakonshme, sepse veprimet të tilla kanë bërë edhe më herët partitë politike.

“Ka ndodhur edhe më parë që partitë politike të braktisin qeverinë, mirëpo pas disa diskutimeve janë kthyer prapë”, u shpreh ajo për “Gazeta Blic”.

Deputetja Kadrijaj, sqaroi se këto veprime janë normale për shkak të pakënaqësive ato mund të largohen, mirëpo sqaroi se ato prapë janë kthyer në qeverisje.

“Të shohim se çfarë vendimi do të marrë qeveria, mirëpo besoj që pas disa diskutimeve ata do të kthehen sërish”, tha deputetja.

Në fotografi: Time Kadrijaj

Rreth daljes së Listës Serbe nga koalicioni qeverisës, ka folur edhe i pari i ekzekutivit Ramush Haradinaj.

Ai në një konferencë për media, deklaroi se dalja e Listës Serbe, është një çështje që iu përket atyre. Dhe që largimi i Listës Serbe nuk do të ndikoj që të ndodhin zgjedhje të reja parlamentare.

Mirëpo Haradinaj në fund ka deklaruar se presin që Lista Serbe të reflektoi dhe të kthehet sërish në koalicion qeverisës.

Në fotografi: Ramush Haradinaj

Ndërkaq, Lista Serbe ka përsëritur se do të dalë nga Qeveria e Kosovës dhe në fillim të muajit të ardhshëm vetëm do të formojë bashkësinë e komunave serbe në Kosovë.

 

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i kësaj partie Goran Rakiq.

Në fotografi: Goran Rakiq

Siç tha ai, për këtë tashmë është njoftuar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, me të cilin përfaqësuesit e Listës Serbe kanë pasur takim në Beograd.
Vendimi i Listës Serbe për dalje nga qeveria vjen pas arrestimit të djeshëm të Marko Gjuriq, shef i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, pasi kishte hyrë pa leje në Kosovë./Gazeta Blic./