Rektori zgjidhet sot

universitetiNuredin Mestani, Marian Demaj, Afrim Hamidi dhe Xhevat Berisha janë kandidatët të cilët janë në garë për rektor të Universitetit të Prishtinës.

Komisioni për verifikimin e dokumentacioneve dhe Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, një ditë më parë eliminoi nga kjo garë Jusuf Musliun dhe Azem Lajqin.

Isuf Musliu u eliminua për shkak se nuk i plotësoi kriteret e konkursit që i bie se nuk kishte thirrje akademike në asnjë universitet dhe Azem Lajqi që nuk e pati të kompletuar dokumentacionin e aplikimit.

Atij i mungoi vërtetimi se nuk eshte nën hetime.

Ndërkaq, sot pritet të mblidhet Këshilli Drejtues i UP-së për ta zgjedhur rektorin e ardhshëm të këtij institucioni, njofton Klan Kosova.