Rektorati e hoqi flamurin kombëtar, studentët sot ia vendosin statujës së Hasan Prishtinës (FOTO)

Organizatat studentore sot kanë marrë një iniciativë proteste përpara Rektoratit në Prishtinë, pasi ditë më parë hoqën flamurin kombëtar në një sallë të tyre.

Si shkak i kësaj, pati reagime të shumta dhe revoltë nga studentët të cilët sot flamurin kombëtar e vendosën tek statuja e heroit Hasan Prishtinës, e cila gjendet në oborrin e Rektoratit.

Më 2 maj, në sallën  ku pritej që të mbahej një ligjëratë nga  Alan Watson nga Richmond CBE i Anglisë  me temën “What Brexit means?” flamuri kombëtar u hoq nga radha e flamujve tjerë.

Një punonjëse e Rektoratit e ka hequr atë për ta zëvendësuar me flamurin e Britanisë së Madhe nga vjen edhe ligjëruesi Watson./Periskopi/