Regjisori që ka fituar 2 çmime Oscar do të vijë në Kosovë

Regjisori dhe producenti Paul Haggis, fitues i dy çmimeve Oscars do të jetë i ftuar në Festivalin ndërkombëtar të filmit të Prishtinës në Kosovë i cili do të mbahet nga data 13-20 korrik.

Gjatë vizitës së tij ai do të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme. Një program i veçantë filmash do të shfaqet me disa nga filmat e tij më të suksesshëm duke përfshirë këtu “Million Dollar Baby” në të cilin Haggis është i përfshirë në skenarë dhe filmi tjetër “Letters from Iëo Jima” dy prej të cilëve janë nominuar për Oscar./Periskopi/