Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Reforma në administratën publike ende ka ngecje – Malisheva Press

Reforma në administratën publike ende ka ngecje

Administrata publikeReformimi i Administratës Publike vazhdon të jetë njëra ndër sfidat me të mëdha për institucionet e vendit. Politizimi i administratës publike, mungesa e llogaridhënies, janë vetëm disa nga vërejtjet e shumta që jepen nga institucione vendore e ndërkombëtare, çka po e bënë të vështirë reformën e duhur.

E, për këtë, në një panel diskutues të organizuar nga Instituti për Studime të Avancuara (GAP) me temë “Reforma e Administratës Publike: Sa mund të jenë ndryshimet në Ligjin për Shërbimin Civil zgjidhja? Një perspektivë e Shoqërisë Civile”, u tha se ka nevojë për plotësimin e Ligjit për Shërbimin Civil.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar tha se pavarësisht vlerësimit se Ligji për Shërbimin Civil është një prej ligjeve më të avancuara në fushën e administratës publike, prapë ekzistojnë disa mundësi që të bëjnë plotësim-ndryshime në këtë fazë në mënyrë që ligji të jetë më i zbatueshëm.

Sipas tij, do duhej të bëheshin plotësime të atilla që do të largonin disa dilema sa i përket pranimit në shërbimin civile, vlerësimin e punës të nëpunësve civil, por edhe krijimit të ndonjë mekanizmi që do ta eliminonte dyshimin për politizimin e administratës publike.

“Ne si ministri e Administratës Publike, gjithashtu edhe me institucione tjera të involvuara në këto çështje menduam që do të ishte mirë që për këtë periudhë ta bëjmë një plotësim ndryshim të ligjit ku do të saktësohen disa çështje. Për neve është, sikurse edhe i ligjit qëllimi që të kemi një administratë sa më efikase, jo e politizuar dhe transparente, por nevojitet të plotësohen disa çështje. Me plotësimin e ligjit kërkohet të precizohen kufijtë e shërbyesve civil. Kush është brenda shërbimit civil, kush është jashtë, sepse në këto periudha të fundit ka disa institucione që dëshirojnë të interpretojnë ligjin në mënyra të ndryshme. E dyta, është folur shumë për politizimin, depolitizimin, me ndryshimin e ligjit a mundet të krijohet një mekanizëm që në pranimin e shërbimit civil të eliminohen këto dyshime ose këto mundësi sa i përket shërbimit civil”, tha Yagcilar.

Në anën tjetër, zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi theksoi se institucionet e Kosovës në periudhën e fundit kanë kaluar në sfida dhe procese të shumta reformuese dhe njëra ndër këto procese është edhe procesi i reformës në administratën publike, të cilën dëshirojnë ta bëjnë sipas standardeve evropiane.

Ilazi shtoi se ata si Qeveri e kanë prioritet reformën në administratë, por janë të vetëdijshëm edhe për sfidat dhe vërejtjet e raportit të progresit për një administratë të politizuar, nepotizëm, mungesë e llogaridhënies e tjera.

“Kjo reformë ka qenë në vazhdimësi ndër prioritetet kryesore dhe ka qenë si instrument kyç i rritjes së cilësisë së shërbimeve, si ndaj qytetarëve ashtu edhe ndaj bizneseve dhe një ndër instrumentet integrues të Kosovës në Bashkimin Evropian. Në kuadër të procesit të integrimit kriteri i Madridit apo ekzistimi i kapacitetit të mirëfillta të administratës publike për zbatim të legjislacionit të BE-së është identifikuar që nga viti 1995 nevojën për reformë të kësaj administrate. Mirëpo, duhet të jemi të qartë dhe të pranojmë se administrata në Kosova ka sfida serioze. Siç e ka identifikuar edhe raporti i progresit, administrata publike vuan nga nepotizmi, politizimi, mungesa e llogaridhënies dhe mbikëqyrjes adekuate, mos menaxhimi i mirëfilltë i burimeve njerëzore, zhvillimi profesional i administratës publike nuk është i duhur, si dhe vlerësimi i performancës është vlerësuar si një formalitet dhe jo një proces i duhur”, tha Ilazi.

Se duhet një plotësim ndryshim i ligjit për shërbimin civil, vlerëson edhe kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, Lulzim Alijaj, sipas të cilit pavarësisht se të gjithë po e thonë që administrata publike, shërbimi civil është faktori kyç i ndërtimit të shtetit, nuk po bëhet puna e duhur për këto reforma.

“A jemi duke bërë punë që këtë faktor kyç ta reformojmë dhe ndërtojmë ashtu siç duam dhe po e kërkojnë proceset integruese, mendoj që nuk jemi duke e bërë punën e duhur. Falënderoj ministrin dhe zëvendësministrin dhe kjo është një element pozitiv që janë të përkushtuar për reformën në administratë, por puna që duhet bërë nuk është ajo që duhet bërë.

Pse po e them këtë, për çdo vit na përsëriten vërejtjet, sugjerimet, na përsëriten rekomandimet dhe asnjëherë ne nuk duhet të presim që reformimin e administratës, ndërtimin e shërbimit civil ta bëjmë duke pasur parasysh vërejtjet dhe rekomandimet që marrim nga faktori ndërkombëtarë, apo ajo që është më e keqja, që ne jemi mësuar dikush të vijë të na i hartoi dokumentet dhe të na i hartoi ligjet apo strategjitë”, theksoi ai.

Sipas tij, nuk mund të ndërtohet një administratë publike, nëse një zyrtar ligjor në QKUK nuk është shërbyes civil, ndërsa një zyrtar ligjor në Ministrinë e Shëndetësisë është zyrtar civil, pasi ky është parcializim i shërbimit civil dhe nuk duhet të lejohet.