Referendumi serbo-boshnjak mund të sjellë luftë të re në Ballkan

123

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, ka thënë se Banjalluka do të përgjigjet me shkëputje, në rast se ushtria boshnjake ndërhyn gjatë referendumit të paralajmëruar në këtë pjesë.

Dodik e ka bërë këtë deklaratë për agjencinë ruse të lajmeve “Sputnik”, para takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, duke iu përgjigjur paralajmërimit të komandantit boshnjak të kohës së luftës, Sefer Haliloviq, i cili është kërcënuar me zhdukjen e Republikës Serbe të Bosnjës po qe se mbahet referendumi për Ditën e Republikës Serbe.

Në debatin më të nxehtë që nga lufta e viteve nëntëdhjetë në këtë shtet, Serbia e ka paralajmëruar Bosnjën, se do të vihet në mbrojtje të serbëve të Bosnjës, po qe se ata do të sulmohen, derisa tensionet po vlojnë në prag të referendumit që është paraparë për fundjavën e ardhshme.