Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Reduktimi i rinisë në një ditë të vetme, i papranueshëm për rininë – Malisheva Press

Reduktimi i rinisë në një ditë të vetme, i papranueshëm për rininë

Agnesa_kastrati

Shkruan: Agnesa Kastrati

SOT, në ditën e rinisë para çdo alternative tjetër dhe para çdo kalkulimi tjetër, të rinjtë duhet ta kuptojnë se roli dhe kontributi i tyre është sa i rëndësishëm, po aq edhe i domosdoshëm në përpjekjen tonë për ta ndërtuar shtetin dhe për ta emancipuar shoqërinë. Nga se rinia historikisht ka qenë pjesë kruciale e të gjitha proceseve shoqërore. SOT, çdo i ri duhet ta dijë që DJE ishin bashkëmoshatarët e tyre, Mentori, Labinoti, Visari, Antigona, Elmiu, Afrimi, Fahriu, Arbeni dhe shumë të tjerë emra që nuk rrojnë sot, që të jemi NE,  që të jeni  JU.

Çdo i ri duhet t’a dijë se pushteti na donë të jemi pasiv, të pa interesuar, apolitik e të dëgjueshëm ndaj tyre. Por, historia shqiptare na thotë: se vetëm dija, aktivizimi, vullneti, sakrifica, mosnënshtrimi, rezistenca për t’i mbrojtur të drejtat tona dhe për t’i quar përpara idealet qytetare dhe kombëtare, janë rruga e vetme që duhet ndjekur. Në anën tjetër mohimi i historisë sonë dhe pasiviteti na shpjerë në qorrsokakë.

Prandaj, rinia nuk duhet në asnjë moment të bjerë në kurthin e mendësisë së qeverisjes qendrore dhe të asaj lokale, të cilat vazhdimisht e trajtojnë rinin si imazh dhe e kanë reduktuar atë vetëm tek festat dhe e perceptojnë si motor i fushatave zgjedhore. Si pasojë e këtij realiteti, rinia jonë ka përfunduar poshtë urave të Francës e Hungarisë. Ndaj, një logjikë e tillë që i kontribuon ikjes dhe përjashtimit të rinisë nuk na hynë në punë.

Po të ishte vendi ynë shprehje e vullnetit qytetar dhe rrugëtim idealesh nuk do kishte ditë të rinisë, sepse secila ditë do të merrej si ditë pune, angazhimi dhe mirëqenie për qytetaret përfshirë rininë.

Duke e ndarë rininë në një ditë të vetme tregohet se sa pak përkushtim ka ndaj tyre gjatë 364 ditëve të tjera.

Ngjashëm si edhe në të kaluarën edhe pushteti aktual në Malishevë nuk ka marrë as edhe një hap më të vogël që do ta ndihmonte jetën e të rinjve në qytezën tonë. Në rrethana të tilla aktuale festa për ditën e rinisë është e pakuptimtë dhe nuk na shpien askund. Sepse një ngjarje formale e përcjellë me disa aktivitete të cilat pa dashur të paragjykoj organizatorët për punën e tyre, janë thjeshtë pa ndonjë vlerë apo peshë.

Meqë po shënohet kjo ditë, atëherë do të duhej që të kishte sadopak reflektim mbi atë se ku jemi si shoqëri? Çka jemi duke bërë sot për ne? Dhe çfarë të ardhme po u lëmë gjeneratave të reja?

Sot, rinia në Kosovë dhe në Malishevë nuk ka nevojë për aktivitet një ditore, përkundrazi asaj i duhet arsimim i mirëfilltë, kushte për zhvillim profesional, kushte këto që e bëjnë jetën e tyre më të shëndoshë dhe më dinamike.

Rinia është shpresa e ngulfatur dhe e anashkaluar e këtij pushteti dhe i kësaj qeverisje, pikërisht ngase rina është bazamenti i një shoqërie progresiste.

Mos të harrojmë se: Vendimet e sotme përcaktojnë të nesërmen tonë, të pasnesërmen tuaj.