Reagon pronari i vilave: Dikush po tenton ta dëmtoj biznesin tim (foto)

Pas shkrimit të publikuar dje në lidhje me ndërtimin që po ndodhë në kodrën e goleshit ka reaguar pronari i kësaj ndërtese në përfundim Ardit Krasniqi.

Përmes reagimit të dërguar në redaksinë tonë Krasniqi ka bërë të ditur se ndërtimet në fjalë janë villa moderne dhe se aty do të ketë edhe restorant me meny speciale për të gjithë adhuruesit e ushqimit.

Ja reagimi i plotë i pronarit të vilave:

Malisheva së shpejti me Villa dhe restaurant modern Dje, me datën 26 korrik 2017, në portalin “MalishevaPress” është publikuar një letër anonime kinse e një mësimdhënësi dërguar kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Shkrimi që mbante titullin: ‘’Na qitët faqen e zezë’’- Qytetari kritikon qeverinë Begaj se po ”përkrahë prostitucionin”, për ne si pronar i Villave dhe restaurantit modern që po ndërtohen, është tendencioz dhe aspak i vërtetë. “Dikush po tenton ta dëmtoi biznesin tim. Villat janë në përfundim e sipër dhe janë të parat në komunën e Malishevës. Janë Villa moderne dhe malishevasit kanë pasur nevojë për një projekt të tillë modern. Përveç Villave është duke u ndërtuar edhe restoranti i llojit të veçantë ku do të këtë një meny speciale për gjithë adhuruesit e ushqimit”, ka thënë pronari i Villave në Malishevë, Ardit Krasniqi. Ai i ka bërë thirrje publike “mësimdhënësit” të dal me emër dhe të mos shpif gjëra koti. Ne ndihemi të dëmtuar nga shkrimi i publikuar prandaj do të kërkojmë llogari në Gjykatë për letrën anonime të publikuar.