Reagon nëndega e Nismes në Mleqan: ”Videoja e VV-së është trillim”

Lëvizja VETËVENDOSJE –Qendra në Malishevë dje ka publikuar një video dhe ka shpërndarë një komunikatë përmes së cilës është akuzuar qeverisja komunale e udhëhequr nga Nisma për ndotje të mjedisit dhe helmim të arave dhe livadheve të këtij fshati.

Ndaj kësaj ka reaguar sot nëndega e Nismes nga Mleqani përmes një komunikate dërguar në redaksinë tone nga Fehmi Kryeziu i cili njëherit është edhe Drejtor i shkollës fillore të këtij fshati.

Sipas kësaj nëndege ‘’krejt kjo është një videomontim i mbushur me trillime dhe të pavërteta dashakeqe dhe tendencioze për banorët e fshatit dhe punën e mire të qeverisë Begaj në këtë fshat’’

Ja komunikata e plotë :

Video- trillimet e Vetëvendosjes për  banorët e fshatit Mleqan

Dje në portalin Malisheva Press është postuar një video 2 minutëshe për gjoja keq-qeverisjen dhe ‘’helmimin’’ e banorëve të fshatit Mleqan nga qeverisja Begaj!Një video montim i mbushur me trillime dhe të pavërteta dashakeqe  dhe tendencioze për banorët e fshatit dhe punën e mirë të qeverisë Begaj në këtë fshat.Në këtë video flitet  per gjoja helmimin e disa ,,dhjetëra hektarëve  e livadheve  nga ujërat e zeza”!Është pikërisht shtrirja dhe përfundimi i 90 % ( mbi 2000 metra kanalizime  )punimeve në rrjetin e kanalizimit ajo ,që i  bënë banoret e fshatit falenderues së qeverisjes Begaj.Falë kësaj qeverie,banoret e fshatit pijnë ujë të pastër nga puset e tyre pa u frikësuar se do të kontaminohen nga gropat septike që tashmë u takojnë  së kaluarës, e për zbrazjen e të cilave ekonomitë familjare shpenzonin bukur shumë. Procesimi i ujërave të zeza konsiderohet një problem global me të cilin ballafaqohen edhe vendet e zhvilluara,ndersa prishjet sporadike ne rrjet janë krejt  normale dhe të riparueshme. .Montuesit e videos kanë ‘’harruar’’të ndërfusin në video asfaltimin e rrugëve të fshatit, dhjetëra sera  të dhuruara nga komuna, nga të cilat sot furnizohen banoret e fshatit Mleqan.Kjo montazhë hyn në vazhdën e shpifjeve ,trillimeve e akuzave të shumta e të pabaza që nuk janë asgjë tjetër veqse një prodhim tjetër tipik e i rëndomtë i një mendjeje pezhorative(kritikuese)  që ka tendencë të pikas vetëm anën e errët të gjërave.Retorika dhe mendësia shpeshherë e vrazhdë ,kriminale,dashakeqe  e zyrtarëve dhe simpatizantëve të kësaj lëvizje karakterizon pothuajse të gjitha deklaratat ,shkrimet dhe propagandën që kjo lëvizje bën,andaj kjo e fundit nuk bën të përceptohet ndryshe dhe spikat të gjitha të mësipërmet.Aksioni i fundit me prapamendim i VV-istëve mbi të gjitha shpërfaqë strategjinë diabolike të të tërë lëvizjes së cilës ata i përkasin ,startategji kjo ,e cila në bazamentin e saj ka për synim që të vë theksin mbi parregullësite minore duke lënë krejtësisht në hije punën e madhe që bëhet dhe progresin që arrihet.Pra,në këtë montim ata nuk bënë gjë tjetër vetëm se gjetën kleqka e parregullësi të vogla dhe injoruan qëllimisht punën e madhe të bërë në fashatin Mleqan dhe progresin e Komunës së Malishevës në përgjithësi.

Uragani i ndryshimeve ka filluar në Malishevë në vitin 2014,dhe këtë uragan nuk mund ta ndalë  askush përgjysmë ,por do të përfshijë dhe ndryshojë qdo fshat dhe komunë  të Republikës së Kosoves.

Nendega –Nisma per Kosoven –Mleqan.

Ja video dhe deklarata e VV-së e publikuar dje:

VV: Qeverisja Begaj po helmon tokën dhe po ua rrezikon shëndetin e banorëve të Mleqanit (Video)