Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Reagon DKAE, emëron ushtrues detyre të drejtorit në SHFMU “Afrim Buçaj” në Lladroc (Foto) – Malisheva Press

Reagon DKAE, emëron ushtrues detyre të drejtorit në SHFMU “Afrim Buçaj” në Lladroc (Foto)

Pas raportimi të djeshëm lidhur me pozitën e drejtorit të Shkollës Fillore “Afrim Buçaj” në Lladroc, pozitë kjo e cila kishte mbetur bosh që nga 20 marsi kur drejtori paraprak i kësaj shkolle kishte dalë në pension. Si duket i menjëhershëm ka qenë reagimi i DKAE-së në Malishevë, e cila sot ka emëruar, Mursel Zogaj, ushtruesin e detyrës për këtë pozicion deri në zgjedhjen e drejtorit të ri.

Për më tepër portali ynë Malishevaprees, në artikullin e publikuar dje, përveç tjerash kishte cekur se tashmë brenda kolektivit të shkollës, por edhe tek nxënësit është shpërndarë lajmi se kush pritet të jetë drejtori i ri i shkollës dhe “çuditërisht” personi i apostrofuar dje si drejtor potencial, po i njëjti sot është emëruar ushtrues detyre në këtë pozicion. Një gjë e tillë është bërë e ditur në faqen zyrtare të SHFMU “Afrim Buçaj” në Lladroc, postim në të cilin shihet Mursel Zogaj duke pranuar detyrën nga Blerim Thaçi, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Malishevë nga Shefqet Kryeziu dhe Halim Hoti, zyrtar në këtë drejtori.

Mp/ edhe dje kishte raportuar se personi në fjalë është anëtar dhe militant i subjektit politik Nisma, madje ai është edhe familjar i kryetarit të nëndegës së kësaj partie në fshatin Lladroc, një gjë e tillë është lehtë e vërtetueshme nëse gjurmohet në foto e publikuara nga tubimi elektoral i kësaj partie mbajtur në vjeshtën e viti 2017 dhe për transparencë ndaj publikut ne kemi sjellë një foto nga ajo ngjarje.

Ky veprim i DKAE-së, përveçse përbën shkelje ligjore dhe administrative, në të njëjtën kohë nuk lejon hapësirë që procesi i zgjedhjes së drejtorëve nëpër shkolla të zhvillohet në bazë të kritereve ligjore dhe administrative dhe të jetë krejtësisht transparent dhe i pandikuar politikisht. Praktikë si kjo e njëjtë e ndërhyrjeve politike në emërimin e drejtorëve mbi bazë klienteliste e partiake ka ndodh edhe në të kaluarën dhe po vazhdon të ndodh vazhdimisht nga qeverisja aktuale në Malishevë. Për këtë arsye si Komunë Malisheva, vazhdon të jetë në faqet kryesore të medieve vendore për shkak të problemeve të thella në sektorin e arsimit në këtë komunë.