Reagon asamblistja e NISMA-s : KDI ja ka huq, rezultati nuk është i besueshëm

arberesha 1Shefja e asamblistëve të NISMA-s në Kuvendin Komunal në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi ka reaguar ndaj publikimeve të KDI-së për performancen e punës së asamblistëve të Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Krasniqi ka thënë se KDI ia ka huqur me gjithë respektin që ajo ka për këtë organizatë.

Më poshtë keni reagimin e asamblistes Krasniqi:

Të nderuar qytetarë të komunës sime, të nderuar ju, që në çdo rast, dëgjim, diskutim e ngritje dore keni qenë pikësynimi ynë. NISMA, në kuvendin komunal të Malishevës përfaqësohet me 13 asambleist dhe të 13 janë po aq aktiv sa edhe e gjithë mbarëvajtja e punëve në komunën tone.

Diskutimet tona brenda grupit tonë parlamentar, e kanë fuqizuar edhe më tej drejt sukseseve qeverisjen Begaj!

“KDI” paska bërë matjen e performancës së asambleistëve, por si pasojë e kësaj matje ka dal një rezultat që për mua jo veçse nuk është i besueshëm por edhe jo bazik. Në këtë rast do doja shumë ta di se sa janë marrë parasysh specifikat e matjeve, psh variablat që në këtë rast janë pozitë, opozitë dhe sigurisht variabël shumë e rëndësishme, pozitat e asambleistëve!? Apo, sa zgjatë një diskutim në asamble me përsëritje dikush prej dikujt….

Me gjithë respektin për punën që bën KDI, në këtë rast ia ka huq. Ndërsa portaleve që në përbërje kanë terma mjerimi, kërkojmë kujdes, profesionalizëm e panësi…

Sepse në të kundërtën kam dilema, çka quan përfaqësim të qytetarëve ky portal si ky?! Unë e njoh grupin tim parlamentar, dhe jam dëshmitare e anagzhimit të tyre, prandaj kurajo dhe shumë respekt për punën e paçmuar që bën e QEVERISJES Begaj jetëgjatësi.

Nga: Arbëreshë Krasniqi