Ramush Haradinaj: Shqiptarët sot kanë fituar

Ish kryeministri dhe Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur ekskluzivisht për Indeksonline gjatë qëndrimit të tij në aeroportin e Baselit në Francë.

Ai ka thënë se vendimi i sotëm nga Gjykata e Colmarit, është i drejtë i merituar dhe që tregon për mosrespektimin e fletarrestëve të Serbisë nga ana e miqëve ndërkombëtar, ndonëse ky vendim është vonuar shumë dhe nuk kthen kohën e humbur prej gati katër muajve.

“E drejta e shqiptarëve ka fituar. Ka shkuar një kohë e gjatë por e drejta është dhënë sot. Shqiptarët sot kanë fituar dhe jam falënderues për përkrahjen gjithë shqiptarëve, miqve që me kanë vizituar gjatë kësaj kohe” ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se nuk ka menduar për kompensim nga ana e Serbisë. Haradinaj ka thënë se është kohë e pakompenzuar, dhe se duhet të fillojë të punojë me përkushtim për vendin.

I pyetur për zgjedhjet, ai ka thënë se është koha që sovrani të  merr vendim për udhëheqjen e vendit.

“ Zgjedhjet janë të nevojshme për Kosovën, është e rrezikshme me mbajt një gjendje të tillë  edhe me tutje me një qeverisje jo të mirë, izolimi i popullit e me tema që rëndojnë Kosovën” ka thënë në fund lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.