Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Ramush Haradinaj 4784 euro borxh Komunës së Prishtinës (Dokument) – Malisheva Press

Ramush Haradinaj 4784 euro borxh Komunës së Prishtinës (Dokument)

Ramush Haradinaj, kandaidat për kryeministër i koalicionit Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, si dhe disa partive tjera të vogla, nuk po e paguan tatimin në pronë për shtëpinë e tij të cilën ia ka lëshuar me qëra një spitali privat, ndonëse gjatë fushatës së tij parazgjedhore promovon një shtet ligjor.

Në bazë të dokumenteve që ka arritur t’i sigurojë Portali INFOKUSI, shihet se shtëpia e Haradinajt është 1200 metra katrorë, e ku Komuna e Prishtinës asaj ia ka caktuar një vlerë prej 1,2 milionë euro, ndonëse e njëjta në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka çmim shumë më të ulët.

Ramush Haradinaj për vitin 2017 në emër të tatimit në pronë, Komunës së Prishtinës do t’ia paguaj 2040 euro, të cilat nuk i ka paguar deri më tash. Por, Haradinaj ka të pa paguara edhe për vitet e kaluara e ku shuma e borxhit për vitet paraprak është 2,744 euro./Infokusi.com